Luiz Ejlli dhe Bledi Mane

Bledi Mane e ‘pranon’: E meritonte fitoren Luizi! Dallaverexhi me 5 yje, të mos i rikthehet veseve

31 Korrik 2023, 16:53| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 16:55

  • Share

Gazetari Bledi Mane ishte i ftuar në emisionin “S’e luan Topi” më herët gjatë kësaj jave dhe ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e tij.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për Luiz Ejllin, fituesin e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”, për të cilin Bledi thotë se ishte i programuar për këtë format.

Madje, ai shton se e ka këshilluar të mos i rikthehet veseve, por të shfrytëzojë famën dhe mundësinë që i është dhënë.

“E meritonte fitoren. Ishte një dallaverexhi me 5 yje. Ishte programuar për t’a fituar atë, vetëm se i kam lënë një porosi. Luiz, erdhi koha jote mos e humb këtë shans. Në qoftë se herën e parë u ngrite dhe u zhduke e u rrëzove, kësaj radhe duhet të jesh mirënjohës, Top Channel, produksionit, publikut dhe mos e ul piacën, mos u kthe përsëri te veset. Trego karakter”, tha Bledi.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • aneda: 01/08/2023 23:31

    luizi super ju shtofte jeta dhe talenti eshte falenderus eshte cun bravo.

    Përgjigju
  • Amos: 31/07/2023 17:59

    O Bled po mos u merr me Luizin,apo nuk klikohesh e degjohesh gjekundi !? Dhe sa per veset ,ki kujdes se te ka kalu mosha dhe vazhdon me ‘vese’,se sa per Luizin eshte djale zotni,krejt i paster,i hapur dhe i dashuruar. Dhe kete vlersim ja dha shumica qe e don,se po te ishte per ty dhe disa si ty qe u futet si ‘kal troje’ per t’a rrëzuar që peoduksioni t’ja jepte Oltes qe kishte piketuar,nuk j’u eci,se vota ishte e frikshme dhe s’mund t’a devijonte askush. Mos u merr me Luizin ,por ne je burre uroi suksese,gjithe te mirat ,shendet e jete te lumtur me Kiaren,ky eshte qendrimi qe duhet te mbash e boll me sofizma.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?