Bledi Çuçi i dorëzon dosjet Ballës: Funksionet publike janë të përkohshme! Kam bindjen se do t’i çoja para punët e këtij institucioni

15 Korrik 2023, 20:03| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 20:30

  • Share

Bledi Çuçi i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën ministrit të ri të Brendshëm Taulant Balla. Në një postim në rrjetet sociale, Çuçi shkruan se funksionet publike janë të përkohshme. Çuçi thotë se i ka dorëzuar Ballës një Exit Memo me prioritetet e 2023 të Ministrisë së Brendshme, me bindjen se bashkë me ekipin e tij ai do të çojë përpara punët në këtë institucion kaq shumë të rëndësishëm.

‘Funksionet publike janë të përkohshme. Çfarë mbetet e ka vlerë të pashlyeshme është puna dhe shërbimi ndaj qytetarëve që gjithmonë presin e meritojnë më shumë nga ne. I dorëzova sot Taulantit një Exit Memo me prioritetet e 2023 të Ministrisë së Brendshme, me bindjen se bashkë me ekipin e tij ai do të çojë përpara punët në këtë institucion kaq shumë të rëndësishëm!’- shkruan Çuçi.


Lajmi kryesor:

Taulant Balla zyrtarisht ministër i Brendshëm, betohet te Begaj! Çuçi i dorëzon stafetën te ministria! Porosia e parë: Prioritet siguria e pushuesve


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?