A është përjashtuar Arben Ahmetaj nga grupi parlamentar i PS-së? Ja si përgjigjet Bledi Çuçi

20 Nëntor 2023, 10:46| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 11:48

  • Share

 

Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj nuk është përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së.

E konfirmoi vetë kreu i grupit, Bledi Çuçi duke bërë dhe një paralelizëm me rastin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili u përjashtua nga grupi PS.

“Nuk e kemi përjashtuar Arben Ahmetaj. Nuk kemi marrë vendim, nuk ka arsye. Çfarë arsye ka ai, ka punë me drejtësinë. Problem është që nuk është present. Saimir Tahiri ka qenë prezet" tha Çuçi në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai rezulton i larguar nga Shqipëria para se të firmosej urdhër-arresti dhe ende nuk behet me dije vendndodhja e tij.

Në një dosje voluminoze të SPAK, për çështjen e incineratorëve, Ahmetaj akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët kundrejt përfitimeve monetare.

Ndërsa më 8 tetor 2023 u mor i pandehur për herë të dytë në mungesë për privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore fabrikës “Buka.sha”. 

Arben Ahmetaj vijon të gëzojë mandatin e deputetit por prej 24 gushtit 2023 administrata e parlamentit i ka ndërprerë pagën dhe shërbimet mbështetëse.

Lajmi ne perditesim... 

 

S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?