Bledar Cafi

Infektimi me COVID 'shpëton' nga qelia Bledar Cafin: Dua të ekstradohem e të bëj burgun në Itali

12 Shkurt 2021, 15:09| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 15:21

  • Share

Infektimi nga virusi pandemik “COVID-19”, ka bërë që Bledar Cafi, njëri nga të “fortët” e Shkodrës, të mos qëndrojë asnjë ditë në burg, megjithëse autoritet e policisë së Shkodrës, e arrestuan në muajin janar 2021, për shkak të një dënimi me 4 vjet e 2 muaj burgim, që Cafi e kishte marë në Itali.

“Shqiptarja.com”, zbardh vendimin e gjykatës së Shkodrës, e cila pranoi kërkesën e prokurorit, Xhevahir Lita, për ta lënë Cafin në “arrest në shtëpi” dhe jo “arrest në burg”. Cafi rezulton i dënuar nga gjykata e Triestes dhe vendimin rezulton tëg jetë marë në datën 4 qershor 2020 në Itali.

Në dosje thuhet se Cafi në momentin e arrestimit, ka qënë i shtruar në spital dhe pasi ka mësuar se policia po e kërkonte për ta arrestuar, ai ka shfaqur vullnetin dhe ka marë në telefon policinë për tuh arrestuar.

“...Bledar Cafi është gjendur në reanimacionin e Spitalit Shkodër, ku për të cilin ishte hapur edhe nje kartele klinike me nr. 214 vitit 2021 dhe si diagnozë ishte e shënuar “suspekt Covid fatriol, Axhiint eth”, thuhet në dosje.

Ndërkohë sipas mendimit të mjekut, transferimi i Cafit në një spital tjetër mund të rrezikonte jetën e tij. Për këtë efekt është mbajtur një procesverbal përkatës që mban datën 25 janar 2021, të cilës i janë bashkëlidhur fotokopje e karteles klinike dhe aktet e saj.

Vetë Bledar Cafi, gjatë zhvillimit në spital të seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, ka deklaruar se:”...jam vetëdorëzuar dhe jam i gatshëm të ekstradohem dhe të vazhdoj vuajtjen e dënimit të dënë nga autoritetet italiane të drejtësisë...”.

Tashmë prokuroria e Shkodrës është në prite të mbëritjes nga Italia të kërkesës për ekstradimin e Bledar Cafit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?