Bledi Mane

Bledi Mane zbulon prapaskenat, ja çfarë ndodhi mes Luizit dhe Kiarës në post BBV

13 Maj 2023, 16:04| Përditesimi: 13 Maj 2023, 16:24

  • Share

Pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother Vip, sonte do të transmetohet “Post BBV”, ku do të rikthehen edhe një herë situatat e bujshme të ndodhura brenda shtëpisë, mirëpo tashmë me banorët që e kanë parë situatën nga jashtë.

Sipas videove dhe fjalëve që kanë qarkulluar ditët e fundit, pritet që ky të jetë një post BBV i ashpër, me debate të forta dhe përplasje mes ish konkurrentëve, ndërsa Bledi Mane na tregoi pak nga ajo çka ka ndodhur.

Me anë të një videoje live së bashku me Ermiona Lekbellon, Bledi tregoi se u largua nga studio dhe qëndroi shumë pak pasi të gjithë ishin kundër Luizit dhe Kiarës.

“Unë nuk ndejta shumë tek Prime sepse u çudita vërtet pasi shumica e banorëve iu lëshuan Luizit dhe Kiarës dhe i kërkonin llogari ‘pse u martuan, ata nuk e duan njëri tjetrin’. Më erdhi çudi se ata banorë 4 muaj kanë qenë ushtarët e Luizit”- tha Bledi ndër të tjera

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 13/05/2023 22:52

    po te verteten i thane luisit qe ta kuptoje se nje here u zhgenjye tani duhet te beje hap te sigurte per jeten e tij eshte djal i talentuar dhe me humor ka shume mundesi.

    Përgjigju
    • Boss: 14/05/2023 12:44

      Ik ore budalla beson oltën dhe ata gomarët ti,nëse Kiara do e shfrytëzonte nuk do merrte luizin për të jetuar tek shtëpia e saj,por Olta ka nxjerr në story luizin dhe ka bërë video me kiarën pra Olta tentoi të shfrytëzonte luizin dhe kiarën

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?