Kronikë

BKH bëhet me 28 hetues, kalojnë testin e sigurisë! Vijon procesi edhe për 32 anëtarët e tjerë

1 Prill 2021, 15:33| Përditesimi: 1 Prill 2021, 15:56

  • Share

TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit është duke u plotësuar. Më në fund 28 agjentët e parë janë zgjedhur nga 37 që ishin gjithsej. Mësohet se 9 agjentë janë djegur për shkak të problemeve me pasurinë personale si edhe të familjarëve.

BKH njofton se kandidatët, që kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë, do të njoftohen individualisht.

"Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohen. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të trajnimit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftohen në ditët në vijim në ëebsite-in e BKH-së, (BKH.al).

Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri", thuhet në njoftim.

Për tu plotësuar përfundimisht BKH duhet të ketë 60 anëtarë. Ndaj vijon procesi i rekrutimit për 32 pozicionet  “Hetues”, të pa plotësuara. Kandidatët do të duhet të kalojnë testin fizik fillimisht dhe më pas një seri kontrollesh.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?