Bjellorusia zhvendos trupat dhe armët për stërvitje anti-terroriste

7 Dhjetor 2022, 11:57| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 11:54

  • Share

1670410424_jbd.PNG

Trupat dhe pajisjet ushtarake do të zhvendosen sot dhe nesër në territorin e Bjellorusisë në kuadër të stërvitjeve kundër terrorizmit. 

Kjo është bërë e ditur nga Këshilli i Sigurimit Bjellorus, i cituar nga agjencia e lajmeve Belta, raportojnë mediat e huaja.

“Gjatë kësaj periudhe pritet lëvizja e pajisjeve ushtarake dhe personelit të forcave të sigurisë kombëtare”, tha Këshilli, duke saktësuar se lëvizja e civilëve në rrugë të caktuara në zona të caktuara do të “kufizohet”, pa shtuar detaje.

Lajmi vjen pasi frika për inkursione të mundshme nga territori i Bjellorusisë, një aletae e Rusisë, po rritet në Ukrainë. Njësitë e Rusisë po formohen në terrenet stërvitore në Republikën e Bjellorusisë, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një postim në Facebook. 

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu u takua me homologun e tij bjellorus Viktor Khrenin javën e kaluar për të diskutuar bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin: Rusia do të ndjekë interesat e saj me çdo mjet! Kërcënimi i një lufte bërthamore po rritet! Operacioni special do të jetë i gjatë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?