Aleksandër Lukashenko

Bjellorusia miraton projektligjin për dënimin me vdekje për tradhti të lartë! I vetmi vend në Evropë që e praktikon

22 Shkurt 2023, 09:36| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 09:40

  • Share

BJELLORUSI- Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, ka miratuar ditën e djeshme një projektligj që parshikon dënim me vdekje për tradhti të lartë për nëpunësit civilë dhe anëtarët ushtarakë.

Projektligji pritet të të miratohet edhe nga Dhoma e Lartë, Këshilli i Republikës, përpara se lideri Alyaksandr Lukashenko, ta nënshkruajë këtë ligj.

Një ndër personat që po përballet me gjyq nën akuza për tradhti të lartë, “konspiracion për marrjen e pushtetit” dhe krijimin dhe udhëheqjen e një organizate terroriste, është liderja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, e cila po gjykohet në mungesë së bashki me disa aleatë të saj.

Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë që praktikon dënimin me vdekje.

Që kur Lukashenko erdhi në pushtet në vitin 1994, në vend janë kryer më shumë se 400 ekzekutime.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?