Igor Lednik dhe Aleksandër Lukashenko

Bjellorusi/ Vdes në burg gazetari dhe opozitari i Lukashenkos, Igor Lednik

20 Shkurt, 21:15| Përditesimi: 20 Shkurt, 21:19

  • Share

Gazetari bjellorus Igor Lednik ka ndërruar jetë në burg, ku po vuante dënimin për një artikull të botuar në vitin 2022 dhe për të cilën u akuzua për shpifje ndaj presidentit Aleksandër Lukashenko.

Lajmin e ka bërë të ditur Partia Socialdemokrat në Bjellorusi. Ledniku po vuante një dënim me tre vite burg dhe shëndeti i tij ishte përkeqësuar pas hekurave.

Gazetari dhe ish-politikani i ishte nënshtruar një operacioni gastrointestinal dhe gjithashtu vuante nga probleme me zemrën. Ndërkohë, ish-kandidatja presidenciale Svetlana Tikanovskaya, një figurë kryesore në disidencën anti-Lukashenko, tha se ishte “shkatërruar” nga vdekja e një luftëtari të palodhur lirie.

Kjo vdekje është një simbol tragjik i brutalitetit të regjimit të Lukashenkos. Ai duhet të mbahet përgjegjës për çdo vdekje, për çdo hero të humbur,” tha ajo në llogarinë e saj në X.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?