Bjellorusi/ Opozita i kërkon BE-së të ushtrojë presion mbi Lukashenko-n

8 Shtator 2020, 14:42| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 14:43

  • Share

Opozita bjelloruse po mbështet në presionin europian për të pasur sukses në dëbimin nga pushteti të Presidentit Lukashenko.

Në një forum online të organizuar nga Këshilli i Europës në lidhje me situatënb e krijuar në Bjellorusi, Svetlana Tikhanovskaya, ish-kandidate për zgjedhjet presidenciale, tani në mërgim në Lituani, e përshkroi me nota dramatike situatën në vendin e saj

"Protestuesit paqësorë janë rrahur dhe arrestuar. Anëtarët e opozitës po përballen me akuza të trilluara dhe kërcënohen me dëbim nga vendi. Ne kemi nevojë për presionin ndërkombëtar mbi regjimin dhe mbi Lukashenkon, i cili dëshpërimisht qëndron në pushtet,” – tha Tikhanovskaya

Ndërkohë në Minsk, ‘njeriu i fortë’ po kontrollon situatën falë grushtit të hekurt të policisë dhe forcave special.

Andrei Savinykh, kryetari i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të parlamentit Bjellorus, teksa foli në Forumin, tha se

"Nga një pjesë e rëndësishme e shoqërisë kërkohet ndryshim i qëndrueshëm politik. Si parlament ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë dhe të mirëpresim diskutimin më të gjerë të mundshëm mbi këtë çështje. Sidoqoftë, dialogu nuk mund të zhvillohet nën diktatin e demonstratave në rrugë ose me ndërmjetësimin e të huaj ”.

Ndërsa Bashkimi Europian po zhvillohet hipoteza e sanksioneve kundër Minskut, më shumë sesa nga lëvizjet e Brukselit, e ardhmja politike e presidentit Lukashenko varet nga Moska.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?