Bjellorusi/ Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja vendosin sanksione ndaj Aleksandër Lukashenkos dhe disa zyrtarëve

29 Shtator 2020, 18:43| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 18:47

  • Share

Britania e Madhe dhe Kanadaja kanë njoftuar se kanë vendosur sanksione ndaj disa zyrtarëve të lartë në Bjellorusi, përfshirë edhe Presidentin Alexandër Lukashenko, pas zgjedhjeve të muajit të kaluar dhe të dhunës pas protestuesve opozitarë.

Shtatë zyrtarëve, duke përfshirë Ministrin e Brendshëm, shefin e policisë dhe atë të sigurisë si edhe djalin e Lukashenkos u janë ndaluar udhëtimet dhe ngrirë pasuritë bankare në Britani dhe Kanada

Kjo e bën presidentin lukashenko të parin lider të një vendi ndaj të cilin vendosen sanksione nga Britania e Madhe nën programin e saj të ri Global Human Rights që ka hyrë në fuqi në muajin korrik.

Opozita në Bjellorusi ka akuzuar presidentin dhe zyrtarë të lartë në vend se kanë manipuluar zgjedhjet e 9 gushtit ku Lukashenko mori një mandat të gjashtë në detyrë me mbi 80% të votave.

Sipas opozitës gjatë protestave që zhvillohen çdo ditë në Bjellorusi policia ka arrestuar 7000 opozitarë.

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se vendi i tij dhe Kanadaja me sanskionet po dërgonin "një mesazh të qartë kundër regjimit të dhunës dhe mashtrimeve të Aleksandër Lukashenko-s".

“Ne nuk i pranojmë rezultatet e zgjedhjes së manipuluara dhe nuk mund të mbetën në pushtet ata që shkelin të drejtat e njëriut dhe ushtrojnë dhunë mbi njerëzit”

Ministri i Jashtëm i Kanadasë François-Philippe Champagne deklaroi se “sanksionet e përbashkëta do kenë efekt më të madh”

Liderët e BE akoma nuk po bien dakord për sanksionet ndaj Bjellorusisë pasi ato janë bllokuar nga Qipro-ja

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?