Bjellorusi/ Kolesnikova rrezikon 5 vite burg, akuzohet për cënim të sigurisë kombëtare (VIDEO)

17 Shtator 2020, 10:44| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 14:40

  • Share

Maria Kolesnikova, një prej figurave kryesore të opozitës në Bjellorusi, e cila u arrestua javën e kaluar, do të përballet me akuzat e thirrjeve dhe veprimeve që kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe rrezikon 5 vite burg.

Kolesnikova u arrestua më 9 shtator pranë kufirit me Ukrainën, ku thuhet se pas një incidenti me forcat e sigurisë ajo grisi pasaportën e saj për të shmangur internimin jashtë vendit.

Ndërkohë Aleksandër Lukashenko, i cili bashkë me 30 zyrtarë është vënë në shenjestër të sanksioneve të Bashkimit Europian, që e konsideron atë president jo legjitim të Bjellorusisë, pasi po mban pushtetin me vota të manipuluara, akuzoi sot Perëndimin se po përpiqet për të shkatërruar vendin.

Ai u shpreh se SHBA dhe satelitët e tyre, si Polonia, Lituania, Republika Çeke dhe Ukraina po bëjnë përpjekje bashkë me opozitën për të organizuar revolucion

Presioni europian përmes sanksioneve vjen pak ditë pasi Lukashenko mori bekimin e Rusisë gjatë takimit me Vladimir Putin

Teksa opozita në sheshet e Minnsk-ut po vazhdon të kërkojë dorëheqjen e presidentit dhe zgjedhje të lira, vendet Balltike, nga ana e tyre, nuk e fshehin dëshirën për të përdorur një qasje më të ashpër kundër Lukashenkos, pavarësisht rrezikut të një konfrontimi diplomatik me Moskën.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?