VIDEO/ Biznesmeni Lul Morina thirret në SPAK, jep 30 minuta deklarime! S'pronocohet për mediat

9 Tetor 2023, 12:10| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 15:56

  • Share

TIRANË- Biznesmeni Juljan Morina, i njohur si Lul Morina, është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion. Biznesmeni është filmuar teksa futet në ambientet e SPAK, ndërsa ka qëndruar brenda për rreth 30 minuta. Ai nuk ka pranuar të prononcohet për mediat, ndërsa ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në SPAK.

Lul Morina, ishte objekti i parë i veprimit të vendimit të qeverisë, për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje. Morinës iu sekuestrua më 8 Shtator 2022 pallati 9-katësh në zonën e Liqenit të Thatë, pasi objekti ishte ndërtuar pa leje. 

Julian Morina njihet për jetën e luksit, ku ekspozon në rrjetet sociale një jaht me mbiemrin e tij ‘Morina’, makinë Rolls Royce etj. Morina është shfaqur edhe në ortakëri me vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, të dyshuar për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi. Lul Morina rezulton në regjistrin e biznesit 12 vitet e fundit, ndërsa nuk dihet baza mbi të cilën e ngriti kapitalin.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/10/2023 02:08

    Fshatarin dhe me flori t'a lash,fshatar mbetet.Duke mos diskutuar fotot e tjera ku eshte me rroba banjo ne jaht,shikoni vetem foton nr-2,kembezbathur ne jaht!! Nejse,30 minuta ne SPAK nuk jane asgje,le te themi qe ka qene kohe e mjaftueshme vetem per formalitetet,emri,mbiemri,vend-ditelindja,adresa e punes e shtepise,tel e e-mail perkatese dhe ndonje pyetje ose titulli i akuzes sipas rastit.No big deal!

    Përgjigju
  • Luli: 09/10/2023 12:24

    Si nuk dihet nga u pasurua?! E dine te gjithe se ditkeni ju! Pastaj eshte shume e thjeshte ta kuptosh, Qe doli nga hici dhe ndertoi ne durres, fier, dhermi e borsh me resorte E tirane hotele e pallate... Me jahte 3 milion euro dhe me rrolls roys e range rover e mercedes Mbi 2 milion euro vetem makina!!! Bashkepronar ne casino dhe kudo ka lek, ky fut hundet Dhe turpi eshte se shkon neper inagurime dhe kryeministri dhe ministra E deputet ku bashke me to ngjitur jane te ftuar neper inagurime Dhr kriminel e trafikant! Respekt per shtetin qe i ka shume per zemer kriminelet Eksitohet kur i prek doren dhe kur drekojne se bashku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?