Genti Gazheli, drejtor i Doganave

Biznesi vlerëson lehtësimin e procedurave doganore dhe shkurtimin e kohës

14 Shkurt 2023, 14:23| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 14:27

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës të Sektorit Manifakturë e Veshjeve dhe të Këpucëve.

Gazheli shprehu angazhimin maksimal të Administratës Doganore për të diskutuar në mënyrë të hapur dhe të drejtëpëdrejtë problematikat e biznesit në lidhje me proçedurat doganore.

"Gjatë viteve të fundit, administrata doganore është udhëhequr nga parimi i trasparencës dhe përgjegjshmërisë në raport me bizneset dhe qytetarët, në funksion të objektivave të saj, jo vetëm për mbledhjen e të ardhurave, por sidomos lehtësimin e procedurave dhe mbrojtjen e tregtisë së ligjshme dhe të ndershme", tha Gazheli. 

Ai theksoi se informatizimi i procedurave dhe formaliteteve doganore,  aplikimet online, veçanërisht përgjatë dy viteve të fundit, kanë lehtësuar aktivitetin prodhues, importues dhe (ri)eksportues të bizneseve të sektorit.  
Ndërsa përfaqësuesit e  "Proeksport", u shprehen mjaft pozitivisht mbi marrëdhien e re bashkëpunuese dhe korrekte që tashmë është vendosur me ADSH. 

"Nëse para disa viteve kishte një mal me probleme dhe bëhej një libër me ankesa,  ndërkohe tani nga anketa e të gjithë anëtarëve janë dy-tre ankesa. Aktualisht shkurtimi i kohës  së shërbimeve dhe marrjes së autorizimeve brenda ditës, është një proces që as e kishim menduar ndonjëherë", u shpreh Florian Zekja, kordinator i Proeksport.

Ekspertët e Doganave  dhe përfaqesuesit e Proeksport, gjatë këtij takimi u fokusuan në zgjidhjen e problematikave që do të ndihmonin në kryerjen e veprimtarisë së kompanive prodhuese të veshjeve dhe këpucëve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?