Shtyhet në 2021 parapagimi këstit të tatimit mbi fitimin për turizmin dhe call center, biznesi i madh rifillon pagimin e këstit në tetor 2020

24 Prill 2020, 22:07| Përditesimi: 24 Prill 2020, 23:14

  • Share

Të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë nuk do te paguajnë këstet e parapagimit të tatim fitimit, për vitin 2020. Këto parapagesa kryhen për çdo tremujor bazuar në fitimin e një viti më parë.

Duke marrë parasysh faktin që shume nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme u mbyllën me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë për të mos lejuar përhapjen e COVID-19, xhiroja e tyre është reduktuar ndjeshëm, për këtë arsye edhe këshilli i ministrave ka marrë këtë vendim.

Po ashtu është bërë lehtësi duke iu shtyrë parapagesat për vitin tjetër bizneseve në sektorin e turizmit, e të përpunimit aktiv me material porositësi si dhe call center.

“Parapagimet”, të këtij ligji, këstet e tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore prill-dhjetor 2020, për tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e turizmit e të përpunimit aktiv me material porositësi dhe call center nuk do të parapaguhen. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-dhjetor 2021", thuhet në Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë nga përjashtimi nuk përfitojnë tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e veprimtarisë bankare, të telekomunikacionit, të tregtimit të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve, pasi aktiviteti i tyre ka vijuar normalisht edhe gjatë kohës së marrjes së masave Anti Covid-19 dhe do të paguajnë parapagimin në muajin tetor. Pra shumica e bizneseve të mëdha do të paguajnë këstin e tyre në muajin tetor të këtij viti.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?