Bizneset presin rritje të fortë çmimesh deri në shkurt, inflacioni do të jetë rreth 5.7%! Shtrenjtimi më i madh tek produktet industriale

3 Dhjetor 2023, 20:33| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 20:42

  • Share

Të gjitha bizneset në vend presin një tjetër rritje të çmimeve deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Në vrojtimin e fundit të kryer nga Banka e Shqipërisë, sektori i industrisë është më pesimist sa i takon çmimeve për tre muajit e ardhshëm. Produktet e prodhuara nga industria (ku përfshihet edhe industria ushqimore) në vend do të jenë 13.1% më të shtrenjta se muajit e kaluar, pasi bizneset janë përgjigjur se çmimet e produkteve do të arrijnë në 22.5% nga 9.4% që ishte në muajin nëntor.

Ndërtuesit janë sektori i dytë që presin rritjen më të madhe të çmimeve me 6.36% në tre muajit e ardhshëm, për të kaluar tek shërbimet me 4.12% dhe sektori i tregtisë me 0.5%.

Ndërsa sa i takon qytetarëve, ata nuk presin rritje të fortë të çmimeve, por shprehen se kanë hequr dorë nga blerjet e mëdha. Madje qytetarët pohojnë se po reduktojnë edhe kursimet e tyre, të ndikuar prej krizës së çmimeve

Një valë e dytë e inflacionit u paralajmërua pak javë më parë edhe nga Banka e Shqipërisë, si pasojë e tensioneve të jashtme gjeopolitike, që ndikojnë direkt tek çmimi i energjisë dhe i karburantit që më pas përçohen tek produktet e tjera përfshirë edhe ato të shportës.

Ndryshe nga banka qendrore dhe qeveria të cilat presin që inflacioni të kthehet në objektiv prej 3% në vitin që vjen, bizneset janë skeptike. Të gjithë sektorët pohojnë se inflacioni do të jetë rreth 5.7%.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jeton: 03/12/2023 22:18

    Po si ka mundesi qe do kete inflacion, kur euro vajti me 1, nafta eshte ne ulje, dhe energjia me burse ne ulje.

    Përgjigju
    • AltiniK: 04/12/2023 08:21

      He pra, “”ekspertet”” ekonomik na thone se ajo qe ne fakt po duket haptazi se eshte vjedhje e valutes se huaj ndaj diaspores dhe touristave per te financuar ekonomine katastrofale shqiptare do ishte mire per cmimet. Ne fakt se paku logjika aty te con,importet do behen me te lira. Ather cfare po ndodh kur Euro e Dollari kan humb 20% terren ndaj monedhes fuqi berthamore turistike ekonomike shqiptare? Ndiqni pallatet e vilat, kush po i nderton e kush po pasurohet me 10 breza qe edhe down ti kene kalamajt nuk i harxhojn dot. Marzhe fitimi kriminale.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?