Bizneset po marrin borxh tek të huajt e familjarët! Banka e Shqipërisë: Normat e larta të interesit po ulin kërkesën për kredi

13 Tetor 2023, 13:55| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 15:22

  • Share

Struktura e borxheve për bizneset në vitet e fundit po ndryshon thotë Banka e Shqipërisë, duke evidentuar faktin se sipërmarrja po financohet nga shtetas të huaj. Në raportin e stabilitetit financiar thuhet se bizneset kanë më pak kërkesa për kredi për shkak se po e financojnë aktivitetin e tyre duke marrë hua tek te huajt si dhe tek familjarët e tyre.

“Gjatë viteve të fundit bizneset kanë ngushtuar pozicionin debitor neto ndaj sektorit bankar. Për financimin e veprimtarisë janë preferuar burime të tjera, ku bie në sy rritja e detyrimeve në formën e investimeve të huaja direkte ndaj sektorit të jorezidentëve. Burimet kryesore të financimit të aktivitetit të  bizneseve vijojnë të jenë investimet e huaja dhe kapitali i ekonomive familjare. Kredia nga institucionet financiare renditet si burimi i katërt më i madh i financimit”, thotë Banka e Shqipërisë.

Nga një anketë e bërë nga Banka me 1300 biznese mbi financat e tyre rezulton se 4% e bizneseve kanë marrë borxh tek persona, kategori ku bëjnë pjesë edhe fajdet.

Kërkesa për kredi është ngadalësuar edhe këtë vit thuhet në raport, kjo për shkak edhe të rritjes së normave të interesit si dhe kushtet e bankave janë shtrënguar për shkak të pasigurive ekonomike.

Për shkak se bizneset po preferojnë burime të tjera financimi, është ulur pozicioni debitor i bizneseve ndaj sektorit bankave nga 140 miliardë lekë në 35 miliardë lekë, përgjatë harkut kohor 2017-2021.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?