Ekonomi

Bizneset duhet të fiskalizojnë faturat deri më 31 gusht! Tatimet: Do lëshohen blloqe tatimore deri në 15 gusht

14 Korrik 2021, 19:48| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 18:03

  • Share

TIRANË- Prej 1 korrikut 34 mijë biznese duhet të nisnin zbatimin e fiskalizimit, dhe të kryenin transaksionet mes bizneseve pa para në dorë, por që jo të gjithë po zbatojnë këtë detyrim ligjor.

Shumë biznese vijojnë të lëshojnë fatura me sistemin e vjetër të kasave fiskale dhe të përdorin blloqet tatimore, për këtë arsye Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se të gjithë bizneset do të mund të operojnë në këtë mënyrë deri në 31 gusht të këtij viti.

Deri në fund të muajit të ardhshëm bizneset do mund të lëshojnë faturat me sistemin e vjetër dhe t’ju pranohen nga bankat.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se përdorimi i dokumentacionit tatimor ekzistues do të vijojë deri në datën 31.08.2021. Tërheqja e këtij dokumentacioni nga tatimpaguesit, pranë Drejtorive Rajonale, ku ata janë të regjistruar, do të mund të kryhet deri në datën 15.08.2021”, thuhet në njoftimin e tatimeve.

Pas muajit gusht bizneset nuk do ju pranohen nga institucionet financiare fatura të pa-fiskalizuara, për këtë shkak tatimet kërkojnë nga bizneset të nisin transaksionet pa para në dorë dhe të zbatojnë ligjin dhe të fiskalizojnë transaksionet e tyre, pasi faza e dytë e kësaj reforme për shitje-blerje mes bizneseve pa para në dorë ka filluar në 1 korrik.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?