Politikë

Bislim Ahmetaj në 'Repolitix': Basha erdhi në krye të PD-së me dosje për vrasjet e pasluftës në Kosovë! Koçi: Me CIA-n Berisha i kishte kartat e djegura me kohë, por DASH kishte linjë tjetër

16 Shtator 2021, 22:11| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 22:53

  • Share

TIRANË- U desh përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së që të dilnin në pah disa të vërteta që për opinionin publik ishin servirus si thashetheme, por sot konfirmohen goja e vetë protagonistëve. Anëtari i "grupimit për PD", Bislim Ahmetaj tha sot në studion e 'Repolitix' se Lulzim Basha ka ardhur në krye të PD me dosje që kanë të bëjnë me vrasjet në Kosovë, si person në dijeni si pjesë e punës me UNMIK dhe për këtë e dinte edhe Sali Berisha madje shantazhonin njëri-tjetrin, por nuk dha më shumë detaje.

"Basha ka ardhur me dosje në krye të PD-së,  ka punuar për ato të Kosovës, për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë dhe i ka zbardhur Lulzim Basha janë vrasje që edhe veterani i UCK i di dhe Luli i di, është një dosje e komplikuar, ai ka ardhur me një dosje, "ti do rrish këtu se të themi ne". Janë shantazhuar me njeri-tjetrin (i referohet Berishës), unë jam i baraslarguar nga Berisha, njeri potencial dhe ka integritetin e vet. Dosjen e implikimit në krimet që kanë ndodhur në Kosovë  pas mbarimit të luftës, e ka thënë edhe Sali Berisha sot, unë e kam ditur, edhe Fatosi e di", tha Ahmetaj.

Për një informacion të tillë, edhe ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi tha se e kishte dëgjuar.

"Unë e di që këto gjëra janë thënë për Bashën, i kam quajtur komente të shtypi, nuk di ta them nëse është e vërtetë apo jo. Pra Berisha i dinte, por edhe sikur të mos e dinte i ka dëgjuar nga shtypi, nuk kishte pse të zgjidhje një njeri që ka probleme të tilla, akoma më e rëndë që Berisha u thotë kur i vjen litari në fyt. Berisha nuk e ka merituar këtë punë, ka ngritur PD, por kur bën rezymenë e tij është një personazh, e kujtonte veten hero në Kosovë", tha Fatos Klosi.

Ndalur te shpallja e Berishës 'Non Grata', deputeti socialist Petro Koçi tha se ish-kryeministri është shpallur person i padëshiruar edhe nga CIA, por DASH ka ndjekur një linjë tjetër.

"Me CIA Berisha i kishte kartat e djegura me kohë, por departamenti kishte tjetër linjë", tha Koçi.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?