Biskota festive me reçel nga zonja Albana

29 Dhjetor 2023, 13:07| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 13:08

  • Share

Biskota festive me reçel

Përbërësit:

  • 75 gr sheqer pluhur
  • 270 gr miell
  • 150 gr gjalpë
  • 2 të verdha veze
  • 100-150 gr reçel për mbushje
  • 1 bustinë vanilje
  • Sheqer pluhur për dekor

Përgatitja:

Vendosim në një enë gjalpin, sheqerin dhe e rrahim me pirun sa të kthehet në krem. Shtojmë të verdhat e vezëve, vaniljen, miellin dhe e përziejmë me dorë. E mbulojmë me qese brumin dhe e lëmë 30 minuta në frigorifer. Më pas brumin e biskotave e hapim në petë të trashë dhe i presim biskotat me forma të ndryshme. I vendosim në tavë në letër pjekje në furrë të parangrohur në 180 gradë për 12-15 minuta. Pasi të jenë ftohur pak i spërkatim me sheqer pluhur, vendosim në gjysmat e biskotave nga një lugë reçel dhe vendosim sipër biskotat e tjera. I pudrosim me sheqer pluhur dhe janë gati për servirje.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?