Bishtaja me vezë nga zonja Albana

11 Qershor, 11:50| Përditesimi: 11 Qershor, 11:53

  • Share

Bishtaja me vezë

Përbërësit:

  • 1 kg bishtaja të reja
  • 1-2 lugë gjalpë
  • 2 qepë mesatare
  • 1/2 lugë miell
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 gjethe dafine
  • 4 kokrra vezë
  • 500 ml qumësht
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi
  • Buljon/ujë të ngrohtë

Përgatitja:

Bishtajat i lajmë mirë, largojmë majat dhe I presim në pjesë të barabarta. Në një tenxhere kaurdisim qepët derisa të zbuten, në të hedhim bishtajat duke vijuar me kaurdisjen. Më pas shtojmë pak nga pak buljon ose ujë derisa të zbuten. Në tavë dheu ose tepsi shkrijmë 1/2 lugë gjalpë dhe në të shtojmë miellin sa të zverdhet. Shtojmë spec të kuq dhe hedhim bishtajat e gatuara me qepën. I përziejmë mirë, shtojmë majdanoz të grirë hollë, gjethe dafine, kripë dhe piper të zi. Rrahim vezët me pak kripë dhe qumështin dhe masën e hedhim në tavë mbi bishtaja. E vendosim tavën në furrë të nxehtë për t'u pjekur derisa të mpikset sipërfaqja.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?