Makinat luksoze para Ministrisë së Brendshme

‘Bishat’ e blinduara me vlerë 100 mijë euro që u janë sekuestruar grupeve kriminale, i kalojnë Policisë së Shtetit, ekspozohen para ministrisë së Brendshme

13 Janar, 16:50| Përditesimi: 13 Janar, 17:54

  • Share

Makinat super luksoze që u janë sekuestruar anëtarëve të grupeve kriminale në vend, tashmë po përdoren nga policia e shtetit. Mjetet mes tyre edhe makina super-luksoze që e kalojnë vlerën 100 mijë euro, janë ekspozuar pranë Ministrisë së Brendshme dhe tashmë janë gati për shërbim.

Mjetet e sekuestruara tani janë në pronësi të policisë së shtetit dhe kanë edhe logon e institucionit, gati për të dalë në shërbim nëpër rrugët e kryeqytetit.

Siç ka raportuar Report Tv më herët, mjetet e shpejta do t’i kalojnë policisë rrugore për të kapur keqbërësit ndërsa ‘Bishat’ e blinduara do t’i kalojnë repartit “RENEA”.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar më herët se nuk do të shitet asnjë mjet dhe pasuri e sekuestruar nga krimi i organizuar sepse sipas një studimi ndodh që këto pasuri përfundojnë tek të njëjtët persona që i kishin më para.

"Nuk do të shesim më asnjë mjet dhe asnjë lloj pasurie të sekuestruar dhe konfiskuara nga krimi i organizuar sepse nëse i nxjerrim në shitje na ndodh sikurse edhe ka ndodhur jo vetëm në Shqipëri, por edhe Italia, sepse pas një studimi doli që ktheheshin sërish tek ata që i kishin përpara"- është shprehur më herët Taulant Balla.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ish pol: 14/01/2024 08:32

    Para 1 jave doli ministri ne pikat e ruajtjes tani ngjisin dy sticker me Policia dhe me vrap te sheshi per reklame... o zoti minister pyeti drejtoret e qarqeve me çfare makinash shkojne police per kontroll territori kundra kanabisit??? Gjith te mirat

    Përgjigju
  • Iris: 14/01/2024 01:31

    Ide e shkelqyer! Shteti kursen keshtu para qe do t'i harxhonte ne tendera per te blere makina,ose per t'i marre me qera.Gjithashtu ne jemi me vonese,bota ka kohe qe zbaton kete praktike.Nje nga makinat e Al Capones i kaloi per perdorim Shtepise se Bardhe ne kohen kur president ishte FDR dhe kur presidentet amerikane akoma nuk e kishin /The beast/ qe perdorin sot.

    Përgjigju
  • Denix: 14/01/2024 00:21

    Nuk kuptoj. A nuk eshte standardi qe makinat e policise te jene kryesisht te bardha? Pse keni makina te ngjyres argjendi??? Se kuptoja fare??? Shqiperia esht nji shtet?? Jo USA.

    Përgjigju
    • Gezim: 14/01/2024 08:51

      Verejtje me vend.

    • Ish pol: 14/01/2024 08:27

      Sepse MB eshte nje insititucion me ca plehera e hajdute dhe skane mundesi ta lyejne e ti vendosin 2 LLAMPA ne kabine.. po e lene si kanaçe me dy ngjitese POLICIA QE DUAM

  • P. Hajdini: 13/01/2024 21:32

    Sa nga keto makina rezultojne zyrtarisht e nderkombetarisht te vjedhura? Ku eshte i bazuar ne Ligjet e Republikes se Shqiperise dhe ato Nderkombetare qofte VKM e Qeverise e/o Vendimi i Ministrit te Puneve te Brendshme?

    Përgjigju
    • P. Hajdini: 13/01/2024 22:51

      Ore H. Pajdini, po nga cila zgafelle del kaq i sigurte e me pergjigje kaq te "qarta" e "te pastra"? Punon te zyra e Ministrit te Brendshem? e SPAK? e GJKKO?

    • P. Hajdini: 13/01/2024 22:37

      bla bla bla bla bla, Rrnofte Leader-i Maximo per ty! ... pa ligje e pa rregulla, vetem Showtime populism shows.

    • H. Pajdini: 13/01/2024 21:56

      Nuk janë të vjedhura as brënda as jashtë vendit. Janë produkt i veprës kriminale. Thënë troç u janë marrë atyre që janë dënuar për veprimtari të paligjshme dhe që paratë e fituar nga kjo e fundit i kanë përdorur për të blerë makinat.

  • moderni: 13/01/2024 20:26

    me ne fund.

    Përgjigju
  • M T: 13/01/2024 18:59

    Nje pyetje kisha une, a e keni bere llogarine e mirembajtjes dhe kostot e karburantit qe harxhojne keto bisha? Me mire shitja ne ankand dhe po beri perseri mumra sekuestro dhe rishitja perseri ne ankand dhe vlerat qe perfitohen te kalojne per shperblim per me te miret e policise.

    Përgjigju
    • Eri: 13/01/2024 23:59

      Ti si qytetar mund ta blesh makinën, por në darkë të vjen gangsteri ta merr pa lekë tek shtëpia, në mos të fut dhe gjobë pse guxove ta blije.

    • thumbi: 13/01/2024 22:18

      Kush ika ato tru dhe ate mendje te kthjellet z.M.T.lopcari balla.ai do te shpetoj nga burgu per lidhjen me keto banda.

    • Saimir: 13/01/2024 21:58

      Shum zgjedhje e mir kjo

    • Erer: 13/01/2024 21:13

      Mbase ke te drejte por kush i blen ato makina ( duke njohur historine e ish-pronarve) ne Shqiperi ? Nuk eshte Shqiperia e madhe sa Gjermania Franca apo USA ku statistikisht ke 0,001% te perballesh me ish pronari e makinave ! E njejta problematike eshte dhe me vilat dhe apartamentet e krimineleve prandaj dhe zgjidhja eshte ose ti shkaterrojne( po perseri ka kosto) ose ti shnderrojne ne ambiente te administrates publike .

  • DENI: 13/01/2024 17:25

    HALLALL POLICISE SE SHTETIT ME GJITH SHPIRT TI GEZOJNE DHE TE MOS PERZIHEN ME LLUMIN. {"SHQIPERIA DO BEHET SE PER TE LUFTOJME NE"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?