Bisedimet Shqipëri-Greqi
pranë zgjidhjes “ligji i luftës”

12 Nëntor 2017, 11:14| Përditesimi:

  • Share
Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë po vijojnë sot për të tretën ditë me radhë në ishullin e Kretës.

Burime për Report TV kanë bërë të ditur se nuk është arritur ende asnjë marrëveshje, pavarësisht optimizmit të djeshëm të përcjellë nga disa media në Tiranë, edhe pse vetë ministri i jashtëm Ditmir Bushati u shpreh i rezervuar.

Në kushtet e anonimatit një burim nga takimi në Kretë i i deklaroi Report TV se "ka një përpjekje serioze nga të dyja palët për zgjidhjen e problemeve dypaleshe. Po prezantojmë opsionet dhe po ofrojmë zgjidhje. Jemi shumë pranë zgjidhjeve për disa çështje si ligji i luftës, pronat etj dhe do të vazhdojmë edhe sot për çështjet e tjera si ajo e detit, etj".

I njëjti burim theksoi: "Besoj se do të ketë edhe takime të tjera edhe pse çdo gjë mund të zgjidhet apo të gjitha mund të rrezohen nga këto tre ditë negociata".

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?