Bisedimet Athinë-Ankara, reagimi i parë nga Turqia: Ishte shumë pozitiv, duhet të flasim për çështjet që na kanë ndarë prej vitesh

27 Janar 2021, 23:11| Përditesimi: 27 Janar 2021, 23:14

  • Share

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se bisedimet e para  me Greqinë, pas 5 vitesh shkëputje, ishin në një atmosferë pozitive dhe se shpreson që të vijojnë në këtë mënyrë edhe në takimet e tjera. Ky është qëndrimi i parë zyrtar nga pala turke në lidhje me bisedimet me Greqinë në Stamboll që zgjatën mbi 3 orë. Takimi i radhës do të zhvillohet në Athinë, por ende nuk ka një datë.

“Jo të gjitha problemet mund të zgjidhen brenda një takimi. Konsultimi për mënyrën e zgjidhjes së çështjeve që na kanë ndarë për vite do të zvogëlojë të paktën tensionin midis dy fqinjëve dhe ndoshta do të gjejë zgjidhje të përhershme për këto probleme në të ardhmen. Ne jemi të hapur për këto bisedime, për sa kohë që mund të bëjmë hapa të ndërsjellë pozitivë. Sigurisht, Greqia gjithashtu duhet të heqë dorë nga këto provokime. Kemi nevojë për të vazhduar zhvillimet pozitive”, tha Çavuşoğlu . 

Palët u ulën për shuarjen e tensioneve mes tyre që nisën pas përplasjeve mbi burimet e energjisë në Mesdheun Lindor dhe kufijtë detarë, që për pak sa nuk përfunduan në luftë.   

Ulja e tensioneve nga ana e Turqisë për fqinjin e tij Greqinë, pason nga vizita e kryeministrit Edi Rama në dy vendet ku dhe pati rolin e negociatorit për bisedime, rol i vlerësuar edhe nga kancelarja gjermane Merkel si ndërtues i urave mes dy vendeve.

Komento

Komente

  • Amini: 27/01/2021 23:46

    Mos harroni t’ja fusni Shqiperise, sic keni bere qe heret ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?