Foto e qenushin me birrën “Dog Brew”

Bota

Birrë për mikun më të mirë të njeriut, kompania amerikane kërkon 'testues shijesh', 20 mijë dollarë shpërblim për qenushin që do të fitojë konkursin

15 Prill 2021, 09:37| Përditesimi: 15 Prill 2021, 10:37

  • Share

SHBA- Kompania amerikane Busch e birrës gushtin e vitit të kaluar ka sjellë në treg një produkt origjinal, të krijuar posaçërisht për mikun më të mirë të njeriut, qenin.

Produkti i ri dhe i veçantë për tregun botëror është pikërisht “Dog Brew”, birra e krijuar për t’u konsumuar nga qentë.

Kompania amerikane ditët e fundit ka hapur një konkurs përmes së cilin po kërkon një qen në pozicionin e “testuesit të shijes” së birrës “Dog Brew”, duke u bërë kështu edhe ambasadori i produktit.

Jo vetëm kaq...por pozicioni i “testuesit” është për t’u pasur zili, pasi qeni i cili do të fitojë këtë "punë" do të marrë një çek prej 20 mijë dollarësh.

Aplikimi për këtë pozicion do të bëhet përmes rrjetit social “Instagram”, dhe pronarët e interesuar do të duhet të postojnë foto të qenushit të tyre duke e shoqëruar #BuschCTOcontest.

Aplikimet do të zgjasin deri më 28 prill.

Nënkryetari i Buschm, Daniel Blake, tha se produkti rezultoi shumë i suksesshëm vitin e kaluar dhe kompania dëshiron të vazhdojë me këtë ritëm për një vit të dytë.

Nëse ke një qenush të lezetshëm...është momenti të aplikosh!

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?