Birësimi dhe martesat mes të njëjtit seks/ Sociologia Binjaku: Shoqëria s’është gati, është ende e papërgatitur për të pranuar të ndryshmen’

2 Nëntor 2020, 12:40| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 12:47

  • Share

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ folëm për një ndër çështjet më të debatuara së fundmi,  organizata ‘ Pink’ në mbrojte të komunitetit LGBTI,  kërkojë ndryshime në kodin ligjor, përsa i përket birësimit dhe martesave brenda të njëjtës gjini. Të ftuara në studio sociologia Entela Binjaku dhe juristja Eranda Gjonaj diskutuan mbi debatin e fundit, nëse shoqëria shqiptare është gati nga ana ligjore dhe sociale.

Sociologia Entela Binjaku u shpreh se në fakt shoqëria jonë, nuk është ende gati, gjendet akoma e papërgatitur për të ndërmarr hapa të tjera rreth këtij komuniteti përsa i përket çështjes së birësimit dhe martesave brenda të njëjtës gjini:

‘’ Unë duke qenë se i takoj një grupimi që merremi kryesisht me studimin e sjelljes së shoqërisë, e shohim ende të papërgatitur shoqërinë tonë, për të pranuar të ndryshimin, jo vetëm përsa i takon orientimit seksual, ose të tjera situata si këto në përgjithësi e ka pak të vështirë ndryshimin shoqëria, dhe të ndryshmen dhe ndryshimin, vijojmë të mbetemi ende shumë komformist në disa pikëpamje dhe mjaft të lidhur më disa pikëpamje të konsoliduara në kohë, të cilat me vështirësi bëjnë që ne të pranojmë risinë apo të ndryshmen’’ u shpreh sociologia Binjaku.

Ajo u shpreh se nuk është vetëm shoqëria jonë e cila e ka të vështirë për të pranuar këto ndryshime por edhe shoqëritë të cilat janë më të zhvilluara se ne:

‘’ Kjo kauzë brenda këtij grupimi të caktuar në këtë kontekst që ju përmendët kaq heterogjen, në botëkuptimeve,  formimit, ku gjurmët e të kaluarës të afërt janë shumë të ndjshme, ku e tashmja të ofron nga të gjtiha anët mundësira për të ndërruar mendim për tu përpjekur për të ruajtur mendimin që ke, ku e ardhmja është gjithmonë e më sfiduese se ti mos mbetesh në një anë, mbetesh pas në kohë….Mendoj që në këto çaste që flasim, Ati i Shenjtë hodhi një ide, hapi një derë për këtë diskutim të madh tregon që edhe shoqëri të tjera shumë të progresuara të përparuara, që I kan thënë botës vazhdimisht dhe I japin kulturën, trashëgiminë etj kanë edhe ata përqasjen e tyre dhe ne nuk jemi më pas’’ u shpreh ajo.

Ndërsa përsa i përket birësimit të fëmijëve nga çiftet që i përkasin komunitetit LGBTI ajo u shpreh se:

 ‘Nuk kemi statistika që tregojnë se një fëmijë i rritur në mes të dy prindërve të së njëjtës gjini, rritet më keq, edukohet më keq, shfaq probleme, nuk kemi statistika të kësaj natyre.

 

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?