Vaksina BioNtech, Pfizer

BioNTech synon të prodhojë 2 miliardë doza të vaksinës Pfizer anit-COVID në 2021

12 Janar 2021, 11:41| Përditesimi: 12 Janar 2021, 11:45

  • Share

Kompania gjermane farmaceutike BioNtech, që ka zhvilluar vaksinën anti-COVID së bashku me kompaninë amerikane Pfizer, ka njoftuar se ka për synim deri në fund të vitit të prodhojë 2 miliardë doza.

Qëllimi i mëparshëm i kompanisë ka qenë të prodhojë 1,3 miliardë doza, por kjo ka ndryshuar.

“Ne tani besojmë se mund të ofrojmë rreth dy miliardë doza deri në fund të vitit 2021”, tha kompania BioNtech gjatë një prezantimi të hënën.

Kompania farmaceutike ka thënë se do të krijohen 4 pika prodhimi në SHBA dhe 3 vende të Evropës, duke dyfishuar kështu numrin e pordhimit të dozave të vaksinës këtë vit.

Një zëdhënëse e BioNTech-ut tha se 50 milionë doza të vaksinës janë prodhuar në fund të vitit 2020, siç edhe ka qenë e planifikuar më parë, porse dërgesat janë lënë në pritje, derisa janë bërë porosi specifike, për të shmangur kohën e tepërt të magazinimit.

Një zëdhënës i tha Reuters se dorëzimi i vaksinës, e cili duhet të ruhet në temperatura jashtëzakonisht të ftohta, ishte vonuar në disa vende sepse ato nuk ishin ende gati t'i merrnin ato. 

Puna e përbashkët mes 2 kompanive ka nisur sapo COVID-19 ka goditur tokën, por vetëm tani ajo është bërë e mundur të përdoret masivisht nga qytetarët.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?