Billie Eilish

Billie Eilish shkëmben puthje në buzë me një vajzë në festivalin muzikor Coachella

16 Prill, 14:04| Përditesimi: 16 Prill, 14:08

  • Share

Këngëtarja me famë botërore është filmuar duke u puthur në buzë me një vajzë në festivalin muzikor Coachella.

 Ajo puthi YouTuber-en Quenlynn Blackwell dhe menjëherë videoja qarkulloi në rrjetet sociale.

Në video, Billie shihet se ka kapur fytyrën e saj për ti dhënë një puthje. Ndërsa në një moment tjetër ato u panë duke kërcyer dhe duke u përqafuar.

Të dyja vajzat duket se janë mikesha të mira prej disa kohësh, pasi këngëtarja është shfaqur disa herë në videot e Blackwell në TikTok përkrah aktores Odessa A’zion, me të cilën kanë postuar edhe video duke u puthur.

Së fundmi Eilish ka publikuar një këngë të re të quajtur “Lunch” në të cilën flet për ndjenjat që ka për një femër.

Në nëntorin e kaluar 22-vjeçarja tregoi se e tërheqin edhe femrat.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?