Bill Gates

Bill Gates zbulon çelësin e suksesit të tij: Punoja shumë fort, nuk besoja në pushimet e fundjavës

18 Shkurt 2023, 22:55| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 22:57

  • Share

Dobësitë, pikëpamjet e rrënjosura që kanë ndryshuar që atëherë, si dhe këshillat më të dobishme që ai ende mban, për të gjitha këto bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates foli në një intervistë të thelluar me një chatbot të inteligjencës artificiale. Miliarderi amerikan zbuloi se në ditët e para të kompanisë së tij, ai punonte shumë fort dhe se nuk besonte në pushime të fundjavës.

“Isha tepër intensiv. Nuk besoja në fundjavë, nuk besoja në pushime. Kishte shumë njerëz që ndoshta mund të më kishin ndihmuar, dhe ne thjesht nuk qëndruam bashkë, sepse unë kisha një pikëpamje shumë të ndryshme për stilin e punës dhe stilin e të folurit” , tha Gates.

Bill Gates iu drejtuan pyetje personale, si për shembull se si do t'i qasej punës së tij ndryshe nëse mund të kthehej pas në kohë dhe miliarderi u shpreh se nuk do të ndryshonte asgjë në metodat e tij të punës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?