Anija e dizajnuar për fluturim rreth hapësirës

Biletë 200 mijë dollarëshe për çdo person që dëshiron të shijojë pamje 360 gradë të planetit Tokë! Firma e turizmit hapësinor nis fluturimet në 2029

13 Dhjetor 2022, 16:28| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 16:35

  • Share

Një firmë e turizmit hapësinor ka përfunduar fluturimin e parë të suksesshëm testues të balonës së saj, duke përshkruar 23 milje (37 kilometra) në stratosferë.

Kompania me bazë në Madrid Halo Space ngriti në ajër një prototip pa pilot për 4 orë e 10 minuta, përpara se ta ulte në mënyrë të sigurt në një zonë të caktuar.Kompania po planifikon të ofrojë fluturimet e saj komerciale me 'emetim zero' në bordin e një kapsule rrethore elegante të bashkangjitur në një dizajn në formë sfere. Këto fluturime pritet të nisin që nga viti 2029, dhe që atëherë e tutje do të transportojë 3,000 pasagjerë në 400 udhëtime çdo vit.

Për të gjithë personat që duan të shijojnë një pamje 360 gradë të Tokës nga skaji i hapësirës, një biletë në bord do t'ju kushtojë deri në 200,000 dollarë.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 13/12/2022 17:00

    Bote ndyresire , ka njerez qe vdesin nga uria dhe keta tallen me leke jua qr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?