Venecia, Itali

Biletë për të hyrë në Venecia? Ja çfarë duhet të dini

25 Prill, 15:54| Përditesimi: 25 Prill, 16:00

  • Share

Të gjithë personat që kanë dëshirë që të vizitojnë qytetin historik të Venecias, Itali që nga 25 prilli duhet që të paguajnë një biletë hyrëse.

Bileta do të kushtojë vetëm 5 euro dhe mund të blihet online. Fillimisht vizitorët do të marrin një kod QR i cili shërben për kontrollet e mëtejshme para autoriteteve përkatëse. 

Bëhet me dije se nga kjo tarifë janë të përjashtuar, punëtorët, studentët vendas, fëmijët dhe adoleshentët deri në moshën 14 vjeç. Por prindërit duhet që të raportojnë praninë e të miturve në qytet.

Gjithashtu përjashtohen të gjithë atletët, tifozët që marrin pjesë në gara dhe ata që janë të ftuar në një ceremoni, si martesë apo pagëzim. Ndërsa duhet që të regjistrohen që të marrin një vërtetim përjashtimi. 
Për të gjithë ata që nuk e kanë biletën ose vërtetimin e përjashtimit do të gjobiten me 50 deri në 300 euro.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?