Bilardo/ Julian Xhafa kampion kombëtar: I lumtur, niveli shumë i lartë! Shpërblimet, bilardisti lë Greqinë për Shqipërinë

22 Prill, 12:47| Përditesimi: 23 Prill, 13:49

  • Share

Është zhvilluar këtë fundjavë në Tiranë kampionati kombëtar i bilardos në disiplinën e 9-shit ku fitues pas më shumë se 15 orësh lojë u shpall sportisti i Fierit Julian Xhafa. Në finale mposhti 9 me 7 me lojë bilardistin e Teutës Kushtrim Prenga, ndërsa për fierakun ky ishte viti i 22 që merr pjesë në kampionat.

“Jam shumë i kënaqur sepse niveli këtu është shumë I fortë. E prisja këtë rezultat sepse jemi stërvitur në ambiente që duhet të Apolonia, me sallën e vet. Me punë bëhet gjithçka,”-u shpreh Julian Xhafa, kampion i bilardos.

Në kampionatin kombëtar të bilardos këtë vit mori pjesë edhe një sportist nga Maqedonia e Veriut Dritar Bajrami i cili shkoi deri në gjysmëfinale, ndërsa kishte edhe të tjerë të rikthyer në vendlindje pas përfaqësimit të Greqisë.

“Jam shumë i kënaqur që jam rikthyer në vendin që kam lindur në Kombinat. Tani kam filluar të luajë prap me Shqipërinë, pasi në 2014 ndalova bilardon pasi u mora me biznes. Ishalla ecim si më parë kur dola dy herë rresht i treti në Europë. Tani shpresojmë për më mirë,”-tha Nikolaos Malai, bilardist.

Për federatën e bilardos më me rëndësi sesa fituesi është masivizimi i këtij sporti.

“Këtë kampionat nga 84 bilardistë 28 ishin djem të rinj. Kjo na dha një frymëzim dhe ka ardhur edhe për shkak të bashkpuntorëve të mi në rrethe,”-u shpreh Edmond Loku, president i federatës së bilardos.

Arsyeja e vëmendjes apo rikthimit të sportistëve në bilardo janë edhe shpërblimet për fituesit.

“Kishim mbështetje si ashier më parë nga vetë kryeministri, i cili bëri të mundur që Eklent Kaçi si kampion bote të merrte shpërblimin 100 milionë lekë të vjetra,”-deklaroi Edmond Loku, president i federatës së bilardos.

Kampionati kombëtar i bilardos ka nisur të zhvillohet në vendin tonë për herë të parë në vitin 2002.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?