Eklent Kaçi

Bilardo/ Eklent Kaçi shpallet nënkampion bote

10 Qershor, 15:58| Përditesimi: 10 Qershor, 15:59

  • Share

Bilardisti shqiptar, Eklent Kaçi është shpallur nënkampion bote në Ëorld Championship 2024 (disiplina 9 gurë), i zhvilluar në Jeddah në Arabi Saudite, në datat 3-8 qershor.

Kaçi, i cili u shpall kampion bote në vitin 2023, u mposht në finale nga amerikani Fedor Gorst, me rezultatin e ngushtë 15-14.

Kjo finale, do të mbahet mend si finalja më emocionuese dhe më e luftuara në historinë e sportit të bilardos.

“Kampionati Botëror 2024 ËPA me 9 gurë, ishte një dëshmi e nivelit të lartë të konkurrencës dhe aftësisë sportive në Bilardo (profesioniste) dhe Eklent Kaçi na bëri përsëri krenarë, duke ngritur edhe njëherë flamurin shqiptar në arenën botërore”, bëri të ditur KOKSH.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?