Bilanci/ Në 5 muaj, 48 shoferë të droguar në timonë (VIDEO)

1 Shtator 2022, 20:14| Përditesimi: 1 Shtator 2022, 20:23

  • Share

TIRANË- Në 5 muaj, që kur ka nisur aplikimi i saj, 48 shoferë kanë rezultuar pozitiv në testin e drogës! Rasti më i fundit është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje, ku në pranga ka rënë një 25-vjeçar me inicialet D. A..

I riu është ndaluar nga Policia për një kontroll të zakonshëm, mirëpo pas dyshimeve, atij iu bë testimi me aparatin AquilaScan nga ku rezultoi pozitiv. I riu është shoqëruar drejt Komisariatit, teksa ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke rënduar pozitën e tij.

Testimi i drejtuesve të mjeteve për konsumim të drogërave në timon ka nisur në 19 prill të këtij, kjo për shkak të rasteve të shumta ku protagonist të aksidenteve kanë qenë pikërisht “shoferë të droguar”.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 01/09/2022 20:46

    Nese kryeministri thote qe do legalizojme hashashin ky eshte rezultati. Me vjen keq po mjeket duhet te flasin qarte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?