Christian Panucci

Bilanci katastrofik i 20 muajve, Panucci nga 15 ndeshje në stolin kuqezi fitoi vetëm 4

23 Mars 2019, 11:42| Përditesimi: 23 Mars 2019, 11:44

  • Share

Christian Panucci nuk është më trajner i Kombëtares. Presidenti i FSHF-së Armand Duka nuk ka pritur më gjatë dhe i ka dhënë duart teknikut italian pas humbjes ndaj Turqisë 2-0 në Shkodër. Një dashuri që nuk lindi kurrë mes Panuccit dhe Shqipërisë që përfundoi me një fund të hidhur. 

Christian Panucci largohet dhe lë një bilanc shumë negativ pas. Ish-mbrojtësi i famshëm u ul në pankinën e Shqipërisë në korrik të vitit 2017-të pas largimit të De Biasit dhe e mbylli aventurën më 23 mars 2019. Në mbi 20 muaj si trajneri i Kombëtares Panucci i drejtoi kuqezinjtë në 15 ndeshje përfshirë këtu miqësore dhe zyrtare.

Bilanci është i tillë. Me Panuccin në krye të pankinës Shqipëria ka fituar vetëm 4 ndeshje, ka barazuar 2 dhe ka humbur plot 9. Italiani e nisi me fitoren 2-0 ndaj Lihtenshtejnit aventurën e tij në ndeshjen e vleshme për eliminatoret e “Rusi 2018”. Ndërsa fitoret e tjera janë 1-0 ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve dhe në dy miqësore 3-2 ndaj Turqisë dhe 1-0 ndaj Uellsit.

Pra nga 4 fitoret e arritura nga Shqipëria e Panuccit dy janë ndeshje miqësore dhe dy zyrtare. Ndërsa sa i përket 9 humbjeve që ka koleksionuar Shqipëria e Panuccit 6 të tilla janë pësuar në ndeshje zyrtare dhe 3 në përballje miqësore. Edhe golavarazhi është po ashtu negative më një mal me gola të pësuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?