Bilanci i zjarreve në Lezhë, gjatë verës u shkrumbuan 150 hektarë pyje! Dëmet më të mëdha në Laç

6 Shtator 2023, 09:35| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 09:43

  • Share

Rreth 150 hektarë pyje janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit gjatë këtij sezoni veror në Qarkun e Lezhës. Të dhënat janë bërë publike nga Mbrojtja Civile në prefekturën e Lezhës, ndërsa problematika më e madhe ka qenë në kurorën e gjelbër mbi qytetin e Laçit, ku flakët kanë përshkuar mbi 90 hektarë pyll me pisha dhe bimësi.

Ndërhyrja e shpejtë e strukturave përfshire dhe helikopterin i cili ka bërë plot 25 fluturime shmangur rrezikun për zonën e banuar thotë Përgjegjësi i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Lezhës Nikoll Tushi.

Referuar shifrave kjo verë ka qenë më e qetë se një vit më parë, pasi rastet e zjarreve dhe sipërfaqet e djegura kanë qenë më të vogla, ndërsa në të gjitha qarkun ka patur 2 persona të arrestuar për zjarrvënie.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?