Bilanci i viktimave nga Covid19 në Kosovë, tre të vdekur dhe 181 të infektuar në 24 orët e fundit

7 Gusht 2020, 16:29| Përditesimi: 7 Gusht 2020, 16:32

  • Share

KOSOVË- Bilanci i viktimave në Kosovë për 24 orët e fundit është rritur me tre persona. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka deklaruar në një konferencë për mediat se numri i viktimave nga Covid19 ka arritur gjithsej në 303 persona.

Sipas njoftimit zyrtar, shumicën e rasteve, pacientët që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë infektuar 181 persona, duke e çuar numrin e të infektuarve në 9 mijë e 869 persona.

Ndërsa janë shëruar 125 pacientë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve nga virusi në 5 mijë e 480 persona.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?