Bilanci i turizmit 2023: Na vizituan mbi 1 milion italianë, Kosova zë 43% të totalit

8 Shkurt, 21:18| Përditesimi: 8 Shkurt, 22:28

  • Share

Shqipëria ishte padyshim surpriza turistike e vitit 2023, e cila për të parën herë ka regjistruar një shifër rekord prej 10.15 milionë turistësh të huaj për vitin që lamë pas.

Surprizë po ashtu ishte fakti se mbi 1 milionë turistë italianë, të cilët mbajtën peshën kryesore të kësaj shifre, duke u renditur ndër të parët në vendet e Europës, të cilët zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet.

Në bazë të të dhënave zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Italia ka rreth 9 për qind, ndërsa Kosova vijon të mbajë peshën kryesore të turizmit në vend.

Sipas të dhënave shqiptarët nga Kosova, kanë parë një rritje me 67% në vitin e fundit krahasuar me 2022, duke kapur kuotën e 4.4 milionë vizitorëve për vitin 2023 në Shqipëri.

Dy vendet e tjera që mbajnë një pjesë të rëndësishme të turizmit në vend janë Maqedonia e Veriut dhe Greqia nga ku numri i vizitorëve u rrit me 10 për qind dhe 38 për qind në raport me një vit më parë. Edhe nga Mali i Zi rritja mes dy viteve llogaritet në 44 për qind.

Një grup tjetër turistëshqë kanë parë rritje të dukshme në vendin tonë gjatë vitit që lamë pas janë gjermanët. Këta të fundit deri në dhjetor 2023 ishin 312 mijë e një rritje prej 66 për qind në raport me vitin 2022. Ky grup turistësh mban 3 për qind të peshës së totalit duke u bërë grupi i gjashtë me më shumë vizitorë në vend.

Më pas në radhë për nga numri i të huajve që kanë vizituar më shumë vendin tonë janë Anglia, Polonia, Turqia, SHBA e Francë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?