Urgjenca Infektive

Bilanci i COVID-19/ 95 raste të reja në 24 orët e fundit! Asnjë vdekje dhe 115 të shëruar

21 Shtator 2022, 19:37
  • Share

95 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën. Rastet pozitive me virusin dolën nga 702 testime që janë kryer. Numri i të shëruarve është 115, ndërsa që prej fillimit të pandemisë kanë rezultuar 326,244 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht në Shqipëri janë 831 të infektuar me COVID-19, 6 prej të cilëve janë të shtruar në spital.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, i cili mund kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Statistika (21 shtator 2022) 

Raste të reja ditore               95

Të shëruar në 24 orë            115

Të shtruar në spitale             6

Humbje jete në 24 orë          0

Testime ditore                     702

Testime totale                   1,976, 414

Raste pozitive                      330,664

Raste të shëruara                  326,244         

Raste Aktive                             831

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    402

Shkodër                 96

Elbasan                   72

Fier                           63

Vlorë                         51

Durrës                     40

Gjirokastër                27

Korçë                         21

Lezhë                        21             

Dibër                           19

Berat                           18  

Kukës                           1

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?