Bilanc ‘lufte’, 12 viktima nga aksidentet rrugore në dy javë! Shkak shpejtësia dhe parakalimet e gabuara

17 Janar 2021, 21:41| Përditesimi: 17 Janar 2021, 21:58

  • Share

Fillimi i vitit 2021 ka qenë fatale për shumë persona të cilët kanë humbur jetën në aksidente rrugore. Vetëm në 2 javët e para të këtij viti janë regjistruar 9 aksidente ku kanë humbur jetën 12 persona.

Këtë të dielë një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ku një makinë përplasi për vdekje një 6-vjeçare në derë të shtëpisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën "Ramë Sadria" ku drejtuesi i automjetit pasi goditi të miturën u largua nga vendngjarja për t’u arrestuar vetëm pak orë më pas nga policia.

Një tjetër aksident i rëndë u regjistrua 3 ditë më parë në Rrugën e Kombit në aksin Milot Morinë ku u shua familja Avdiaj nga Kosova. Makina me të cilën udhëtonin 4 pjesëtarët e kësaj familje, si pasojë e një parakalimi të gabuar u përplasën me një kamion, e cila rezultoi fatale.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën Blerim Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina Avdiaj,  5 vjeçe. 11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt. E vetmja që i shpëtoi këtij aksidenti ishte vajza 3-vjeçare Violeta Avdiaj.

Tjetër aksident i rëndë u shënua më 3 janar ku u përplas një makinë tip ‘Volkswagen’ me një minibus e për pasojë humbi jetën Kledis Deda e mbetën të plagosur 7 të tjerë. Gjatë kësaj dite u shënuan dhe 3 aksidente të tjerë me pasoja fatale.

Në fshatin Gjormë në Vlorë një makinë doli nga rruga e si pasojë e plagëve të marra humbi jetën 27-vjeçari Akil Ruçi. Ndërsa në Lezhë gjatë orëve të para të mëngjesit të 3 janarit, një makinë i cili udhëtonte përgjatë superstradës Lezhë-Milot doli nga rruga dhe përfundoi në një biznes aty pranë. Për pasojë humbi jetën Denis Dedgjonaj e u plagos një person tjetër.

Më 7 janar humbi jetën një punonjëse e sigurisë në Portin e Durrësit ku një trajler përplasi Artenida Haskën. Vajza e re nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra ndërsa policia arrestoi drejtuesin e trajlerit. Në 12 janar në Korçë në afërsi të fshatit Bulgarec, një makinë me drejtues një person në gjendje të dehur përplasi për vdekje një 55-vjeçar.

Dy aksidente të tjera me vdekje ndodhën Këlcyrë e në Fier më 3 dhe 6 janar. Fillimisht në aksin Këlcyrë-Përmet, një makinë tip ‘Renault’ përplasi për vdekje një 62-vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë. Ndërsa në Fier, një 50-vjeçar i cili gjithashtu po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një makinë. Makina u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia fillimisht gjeti në vendin e ngjarjes trupin e pajetë të 50-vjeçarit Gëzim Gjyrdyku, banues në Vajkan i kishte përfunduar i hedhur në një arë anës rrugës. Shumica e aksidenteve kanë ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, përdorimit të alkolit si dhe parakalimet e gabuar.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vajdin: 17/01/2021 22:35

    Shkaqet kryesore te aksidenteve jane shpejtesia dhe pa pergjeshmeria e drejtuseve te mjeteve. Aksidenti i fundit ne Tirane ne afersi te tvsh ku i forti ecen me 150 km dhe policia e le te lire nuk spjegohet.

    Përgjigju
  • Ah me detë: 17/01/2021 22:33

    E ka fajin virusi. Shpresë mbase vaksina i bën efektive të kundërt njerëzve, se i ka marrë koka erë

    Përgjigju
  • kajtaz: 17/01/2021 22:18

    NE VIJAT E BARDHA KUSH AKSIDENTON BEN VRASJE JO AKSIDENT. KUR TI AFROHET VIJAVE TE BARDHA SHOFERI DUHET TE DENOHET DHE ME PENSION NDAJ DEMTUESIT ME PAGE MUJORE, PASI I DEMTUARI NUK ESHTE ME I AFTE PER PUNE PLUS GJOBES QE DUHET TE JETE DIKU TE 500MIJE TE VJETRA. DHE E PA DISKUTUESHME HEQJA E PATENTES PER TE PAKTEN NJE VIT. TE TRE KETA ELEMENT JANE NE KODIN RRUGOR TE ITALISE. VEÇ E VEÇ NUK JAPIN EFEKT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?