Zarife Hasanaj

Bija tropojane, Zarife Hasanaj nderohet me titullin ’Qytetar Nderi'

5 Mars 2020, 22:58| Përditesimi: 5 Mars 2020, 23:07

  • Share

TORPOJË- Bashkia e Tropojëz ka shpallur qytetare nderi, nëntetaren, dëshmoren e Atdheun, Zarife Hasanaj. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, e ndërsa kryebashkiaku Rexhë Byberi rrëfen pikërisht se përse ka zgjedhur 5 marsin.

"Nderimi është pak për Heroinën e Vendlindjes tone Zarife Hasanaj,ushtaraken e cila flijoi jetën e saj në misionin e NATO-ne në Letoni.

Zgjodhëm një ditë të veçante 5 marsin,ditën e epopesë së UÇK-se kur Tropoja i akordon mirënjohje Familjes Jashari që të nderojmë më shumë veneracion e krenari dhe vajzën heroinë të Tropojës. Nje koiçidencë që në fakt është shumë kuptimplotë.Homazh për Zarife Hasanaj dhe nderim për familjen e saj qe e rriti dhe e brumosi me guximin njerëzor dhe besimin hyjnor të liria", shkruan Byberi.

Major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj u ndanë nga jeta në mëngjesin e 6 majit 2019, në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive. Zarife Hasanaj, humbi jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital, pa u rezistuar dot plagëve të marra nga shpërthimi i eksplozivit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lumiani: 06/03/2020 10:49

    Zoti e meshirofte. Nje gjo me ben shume pershtypje (per shume keq): Stema ne kapele ngjane shume me ato te ushtrise serbe qe kane vra, pre, perdhunu, plackite Shqipetare/e me qindra vite e keto bijte e komunistave dua ta kthejne vendin si ne serbi. tmerr. me i djege ne vaj qe vlon eshte pak.

    Përgjigju
  • Lavdi deshmoreve: 06/03/2020 00:25

    I perjetshem qofte kujtimi i Zarifes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?