Diola Dosti

Big Brother Vip/ Mes lotësh dhe emocionesh, Diola rrëfen historinë e saj të 'errët' të divorcit, surprizohet nga vajzat!

1 Shkurt 2023, 17:40| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 17:44

  • Share

Diola ka treguar një pjesë të rëndësishme të jetës së saj në dhomën e surprizave brenda Big Brother Vip, ku dhe u përlot. Ajo foli për fëmijërinë dhe dashurinë e saj të jetës ku tregoi gjithë vështirësitë që ka kaluar dhe si e ka përjetuar periudhën e divorcit. Diola rrëfeu më pas periudhën e vështirë të shtatzënisë, pasi prindërit e saj ishin kundër kësaj gjëje.

Ajo shtoi se në atë periudhë kaloi një fazë të lehtë depresioni. Në momentet e divorcit ajo tha se “ju sulën” për faktin që bëri vajzën e tretë. Diola u shpreh se është konsultuar me psikologë dhe se nuk u dorëzua kurrë ndonëse ishte e vetme me tre vajza. Ajo tregoi se vajza e tretë nuk fliste dhe nuk dëgjonte, ndaj vendosi që fëmijët t’ja dërgonte bashkëshortit. Banorja tha se fëmijët e merrnin në telefon dhe i kërkonin që ti merrte, por ajo nuk kishte mundësi.

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?