'Big Brother' Balla: Shumë shpejt 200 km e parë do monitorohen me kamera e radarë, në rrugë s'do ketë patrulla policie

11 Prill, 10:33| Përditesimi: 11 Prill, 23:54

  • Share

‘Shumë shpejt do të kemi të mundur 200 km e para të rrugëve kryesore të vendit të monitoruara kryesisht me kamera e radarë.’ E deklaroi ministri i Brendshëm Taulant Balla sot (11 prill 2024) në një aktivitet të titulluar "Promovimi i Udhëzimit të Shkollave të Sigurta"

Kush është synimi?

“Këta 200 km janë më të frekuentuarat. Të mos kemi postblloqet që në shumë raste nuk janë gjëja më e mirë por krahasuar me standardet europiane tregon mungesë të zhvillimit’ tha më tej Balla.

Ky është pjesë e një projekti që synon monitorimin me kamera të të gjitha rrugëve dhe rrugicave afër shkollave në qytetet kryesore të vendit. Për këtë ministri i Brendshëm tha se po punohet për të gjetur financimin me donatorët e huaj.

“Jemi duke diskutuar me partner për të siguruar financimin e një projekti të madh. Pajisje me kamera të 19 qyteteve më të mëdha të vendit, si fazë e parë me një focus të vecantë rrugët dhe rrugicat në shkollë. Dikush mund ta quajë Big Brother të madh por për mua dhe kryeministrin Rama është dimension i rëndësishëm i garantimit të sigurisë që bashkëshoqërohet me mirëadministrim të forcës policore për të shkuar në një nivel tjetër, atë të largimit të policisë nga rrugët. Për ta zëvendësuar rolin e policisë nga kamerat e radarët që garantojnë nivel më të lartë sigurie" tha Balla.

Sa i takon sigurisë së nxënësve në shkolla paraqitet dhe një prioritet tjetër.

“Synimi ynë është mbyllja e përhershme e çdo njësie tregtare që synon të shesë produkte që nuk plotësojnë standardet apo janë të skaduara tek fëmijët në perimetrin e sigurisë së shkollave” paralajmëroi ministri i Brendshëm.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?