Spitali Infektiv

Bien ndjeshëm infektimet në vend, regjistrohen 36 qytetarë të infektuar me COVID! 5 viktima në 24 orë

28 Shkurt 2022, 17:54| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 18:06

  • Share

TIRANË- Infektimet me COVID-19 kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë 24 orëve të fundit, ku janë regjistruar vetëm 36 qytetarë me koronavirusin, nga 102 raste një ditë më parë. Infeksionet janë regjistrua në këto bashki: 16 në Tiranë, 3 në Mirditë, Gjirokastër, 2 në Durrës, Lushnje, Vlorë, Delvinë, 1 në Pukë, Kukës, Fier, Mallakastër, Pogradec, Gramsh.

Ndërkohë, 5 qytetarë nuk mundën ta fitonin betejën me ‘armikun e padukshëm’, konkretisht një qytetar nga Saranda 63 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Durrësi 68 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 72-78 vjeç.

Aktualisht janë 2.506 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalet COVID po marrin trajtim 51 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve  janë shëruar 313 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,588 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          36

Të shëruar në 24 orë        313

Të shtruar në spitale          51

Humbje jete në 24 orë        5

Testime ditore                1,273

Testime totale                1,743,290

Raste pozitive                 271,563

Raste të shëruara           265,588

Raste Aktive                        2,506

Humbje jete                         3,469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               699

Fier                   335

Elbasan             316

Lezhë               245

Vlorë                182

Berat                174

Gjirokastër      137

Kukës               131

Durrës              106

Shkodër           106

Korçë               60

Dibër                15

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?