Nga ceremonia mortore për Diego Armando Maradonën

Bien lajmet për balsamosje/ Legjenda Maradona u varros, prehet pranë prindërve të tij

27 Nëntor 2020, 13:39| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 13:43

  • Share

Një pjesë e madhe e medieve në Argjentinë shkruan dje për një amanet të  Diego Armando Maradonas që të balsamosej.

Por kjo rezultoi e pavërtetë. Ai tashmë është dërguar në banesën e fundit dhe do të prehet pranë prindërve të tij në varrezën e Bella Vista, 40 kilometra nga Bueno Aires.

Ceremonia e zhvilluar ishte shumë private, me vetëm familjen e ngushtë dhe miqtë.

Bota e futbollit humbi të mërkurën një prej legjendave më të mëdha në histori.

Diego Armando Maradona ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.  Ai u shua në moshën 60-vjeçare në shtëpinë e tij.

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?