Aleksander Vuçiç

Bie qeveria e Serbisë, propozohet shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve

30 Tetor 2023, 20:24| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 21:48

  • Share

Qeveria e Serbisë i ka dërguar një kërkesë presidentit, Aleksandar Vuçiç për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve për deputetë.

Në arsyetimin e qeverisë serbe thuhet se “mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të siguronte një shkallë më të lartë të demokracisë, duke reduktuar tensionet e krijuara midis opsioneve kundërshtare në shoqëri, duke refuzuar ekskluzivitetin dhe gjuhën e urrejtjes dhe duke afirmuar të drejtën për të shprehur lirisht mendime dhe pikëpamje për çështje të caktuara politike, ekonomike dhe të tjera, duke përfshirë edhe afirmimin e mëtejshëm të vlerave evropiane”, shkruan politika.rs.

Në propozimin për shpërndarjen e parlamentit, ndër të tjera thuhet se kohët e fundit ka pasur kërkesa nga një pjesë e opinionit për shpalljen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme për deputetë. Ndwrkaq  më 11 shtator, një pjesë e partive politike opozitare i paraqitën një kërkesë të tillë Vuçiç.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taktika Serbe: 31/10/2023 03:14

    E gjitha kjo eshte nje farse e Serbise ler te mos nenshkruar marreveshjen sipas propozimit te fu dit te EU USA. Tani Serbia do thote skemi qeveri, pas zgnedhjeve kur te formohet qeveria e re do te procedoje me mareveshjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?