Bie numri i vrasjeve dhe krimeve të rënda në vend gjatë 2022, rriten shifrat e zyrtarëve të dënuar për korrupsion! Shkak hetimet intensive

28 Prill 2023, 13:30| Përditesimi: 28 Prill 2023, 16:04

  • Share

Rritja e intensitetit të punës së SPAK në vitin 2022 duket se ka dhënë rezultatet e saj. Në raportin e publikuar nga Instituti i Statistikave Kombëtare, INSTAT, në vitin 2022 është shënuar një rritje me 44.8% më shumë hetime për vjedhje duke shpërdoruar detyrën apo korrupsion. E përkthyer në shifra rezulton se  97 hetime të tilla, kundrejt 67 të vitit 2021, apo 46 të viti 2020.

Sipas INSTAT, në vendin tonë gjatë vitit 2022 u shtuan hetimet për veprat penale të mashtrimit, dhunës në familje dhe krimeve seksuale, teksa ka pasur rënie të vrasjeve, krimeve në fushën e drogës, shkeljeve të qarkullimit rrugor apo krimeve kundër shëndetit.

Në vitin 2022, rezulton se janë regjistruar gjithsej 33.476 vepra penale, 4,8 % më pak se në vitin 2021, kur u regjistruan 35 175 veprave penale të kryera. Por gjithsesi në katër vitet e fundit numri më i vogël veprave penale u regjistruar në vitin e pandemisë COVID 19, 2020 me 32 736 të tilla.

Sa i takon vrasjeve, vitit 2022 ka numrin më të ulët të katër viteve të fundit me 42, kundrejt 61 të viti 2021 dhe 52 vitin e pandemisë 2020. Vjedhjet duket se janë në krye të listës me 2 661 të tilla përgjatë vitit 2022, një numër më i vogël se edhe ai i vitit 2020, kur numri vjedhjeve rezulton të ishte 3 909 dhe 3 508 në vitin 2021.

Gjatë vitit 2022 pati dhe rritje të krimeve seksuale, 169 të tilla, numri më i lartë i katër viteve të fundit. Në vitin 2021 u regjistruan 136 krime seksuale, 146 në vitin 2020 dhe 155 e 119 krime seksuale respektivisht në vitet 2019 dhe 2018.

E përkthyer në përqindje, rezulton që në vitin 2022 u regjistruan 31.1% më pak vraje me dashje se në vitin 2021. 24.1% më pak vjedhje, 16.2% më pak krime kundër shëndetit, 6.2% më pak krime në fushën e drogës dhe 2.9% më pak shkelje të qarkullimit rrugor. Në vitin 2022 mashtruesit u shtuan me 8.9%, dhunuesit në familje me 15.7%, krimet seksuale 24.3% dhe Vjedhje duke shpërdoruar detyrën u rritën me 44.8%

Në vitin 2022, janë regjistruar 38.198 autorë për vepër penale, 2,9 % më pak, krahasuar me vitin 2021. Numri i autorëve pa përsëritje 32.420 autorë, 9,3 % më pak, krahasuar me vitin 2021. Meshkujt përbëjnë 94,3 % të totalit të autorëve të veprave penale.  Veprat penale janë kryer kryesisht nga grupmoshe 30-44 vjeç, 36% e totalit. 26,7 % të grup-moshës 18-29 vjeç dhe 22 % i përkasin grup-moshës 45-59 vjeç.

Në vitin 2022, 40 % e personave të dëmtuar për krime kundër personit ishin femra dhe përqindja më e madhe e tyre vihet re në Krime seksuale dhe dhunës në familje.

Meshkujt përbëjnë 98,7 % të totalit të të burgosurve. Grup-mosha 21-29 vjeç ka numrin më të lartë të të burgosurve. Personat mbi 60 vjeç dhe nën 20 vjeç kanë numrin më të ulët të të burgosurve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?