Foto ilustruese

Bie numri i lindjeve në Kosovë, njohësit e politikave sociale: Shkaku, mos trajtimi si prioritet

4 Nëntor 2018, 09:40| Përditesimi: 4 Nëntor 2018, 09:51

  • Share

Afro 16 mijë është diferenca e lindjeve në Kosovë të raportuara që nga viti 2000 deri në 2018. Sipas Koha Ditore, të dhënat tregojnë se në vitin 2000 janë regjistruar gjithsej 39 mijë e 91 lindje ndërsa në vitin e kaluar janë regjistruar 23 mijë e 563 lindje.

Po sipas medias kosovare, njohësit e politikave sociale shprehen se lindjet nuk janë prezantuar si prioritet në shoqërinë kosovare dhe kjo për shkak se në dekadat e shkuara nataliteti ka qenë mjaft i lartë. Madje, ato theksojnë se shteti nuk ka arritur të krijojë politika të mirëfillta për natalitetin. 

Ndonëse pushimi i lehonisë është parë si një element që mund të ndikojë në rritje të lindshmërisë, zbatimi i mangët i tij nga një pjesë e madhe e punëdhënësve është parë si problematik për vite me radhë dhe kjo ka bërë që Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale të ndryshojë ligjin për lehoninë, në mënyrë që përmes plotësim-ndryshimeve të krijohen politika më të favorshme për gratë që punojnë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?