Foto ilustruese

Bie numri i lindjeve gjatë 2019, kryeson Korça...por Tirana 'shton jetë'

13 Shkurt 2020, 17:08| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 17:33

  • Share

TIRANË- Gjatë vitit 2019 kanë lindur 28.561 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Këto statistika vijnë nga INSTAT, që gjithashtu ka publikuar se numri i lindjeve, për tremujorin e katërt 2019 është 7.910, duke shënuar një rritje me 8,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2018.  Numri i vdekjeve, për tremujorin e katërt 2019 rezulton 5.421, duke shënuar një rënie prej 0,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2018.

Shqipëria karakterizohet nga një shtesë natyrore pozitive, ku lindjet vazhdojnë të tejkalojnë vdekjet, dhe koeficienti bruto i shtesës natyrore ndryshe nga shumica e vendeve të Bashkimit Europian është pozitiv.

Në tremujorin e katërt 2019, nëntë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tre qarqe, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative. Në tremujorin e katërt 2019, vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 74 numrin e lindjeve.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?