Varka e gjetur ne fshatin Kashisht

Bie niveli i Vjosës, në breg një varkë e rrallë, mund t'i përkasë Mesjetës

19 Shkurt, 19:59| Përditesimi: 20 Shkurt, 01:30

  • Share

Fier- Si shkak i rënies së nivelit të lumit Vjosë, në pjesën e fundme të fshatit Kashisht të Fierit është zbuluar nga barinjtë e zonës prej pak ditësh, skeleti i një varke të vjetër me gjatësi afro 8 metra.

Ende në pritje të specialistëve, për të specifikuar më tepër për periudhën dhe përdorimin e saj, vihet re ndërtimi i veçantë i saj dhe detajet artizanale të punimit. Ndër materialet e përdorura janë gozhdët metalike, zifti për hidroizolim si dhe druri.

Ndërsa pritet të ngrihet një grup ekspertësh, studiuesi Ilirjan Gjika shpjegon për Report Tv se lumi Vjosë është i njohur për lundrimin e brendshëm. Siç shton më tej, varkat janë përdorur për transport mallrash edhe njerëzish, qoftë edhe për të lidhur Fierin me Labërinë, në mungesë të urave.

Varka e vjetër nuk përjashtohet t'i përkasë Mesjetës, nga antikiteti te periudha Moderne, pasi lundrimi në Vjosë është i kahershëm, qoftë në mënyrë gjatësore ashtu edhe tërthore.

A.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?